/2L ONLINE/ – Partia Demokratike në Gjilan, ka zhvilluar aktivitetin e radhës me qëllim të organizimit sa më të mirë si dhe gjetjes së formave të reja të organizimit. Në kuadër të angazhimeve, kryetari I degës Zenun Pajaziti, lansoi një mekanizëm të ri në kuadër të degës.
Gjatë një takimi me veprimtarë dhe mbështetës të shumtë, u bë edhe konstituimi i një trupe të re e cila do të jetë mbështetëse e fuqishme e Kryetarit dhe kryesisë së degës, në përmbushjen e objektivave për zhvillimin e Gjilanit si dhe për të ofruar një platformë e cila do ta rikthejë PDK-së në forcën e parë politike në Gjilan.
Kjo trupë mbështetëse do të fokusohet në tri drejtime; në konsulencë dhe këshillëdhënie; informim dhe marrëdhënie me publikun si dhe në mbështetje organizative në teren.
Në këtë takim, poashtu u debatua për shumë çështje që janë ngritur nga vetë qytetarët, e që kanë të bëjnë me qeverisjen aktuale dhe nevojën që sa më shpejtë të ndalen degradimet në fushën e ndërtimeve, shërbimeve për qytetarët si dhe nevoja e mbështetjes në bujqësi si njëri ndër sektorët më strategjik për zhvillimin e regjionit.
Kryetari Pajaziti, pasi orientoi interesimin dhe gatishmërinë që të punojë me të gjithë të interesuarit për ta ndryshuar gjendjen për të mirë, falënderoi të gjithë ata që shprehën gatishmërinë për angazhim, duke I inkurajuar për tu angazhuar edhe më shumë së bashku. /2L ONLINE/