Para mijërave qytetarë të Përlepnicës të cilët kishin dalur në përkrahje të misionit të rid he kandidatëve për deputet u shpreh Bujar Nevzadi duke përquar mesazh se“ Jemi sot bashkë në Përlepnicë për të dëshmuar edhe njëherë, ashtu siq kemi dëshmuar edhe në të kaluarën.
Jemi këtu për të dëshmuar mbeshtetjën tonë për kandidatët tanë për deputet të listës së misionit të ri. Fondit të punësimit prej 1.5 miliardë eurove. Për t’i dhënë mbështetje njeriut simbol të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, njeriut që para vetës vë prioritetë zhvillimin e Kosovës dhe ecjën e saj drejt integrimit Europian.
Të gjitha misionet e kryeministrit të tashëm dhe të ardhëshëm z. Hashim Thaqit kanë qenë dhe mbetën misione të Kosovës, dhe tashmë lideri ynë është identitet i zhvillimeve të gjithëmbarëshme të vendit tonë për më shumë se 15 vite, prandaj ne jemi përkrah tij, sepse vetëm kështu jemi dhe ndjehemi të sigurtë.
Do të mbështesim kandidatët tonë të listës me kuadrin e emërave me vlerë në listën e 110 më të mirëve. Ne mbështesim kandidatët e Gjilanit, kandidatët e regjionit tonë, kandidatët më të mirë nga të gjitha listat zgjedhore.
Ne nuk kemi asnjë dilemë se në Përlepnicën e vlerave të larta qytetare dhe demokratike, atdhetare e zhvillimore PDK ka qenë dhe do të jetë fituese. Ne do ta bëjmë fituese misionin e ri sepse vetëm misioni i ri dhe z. Hashim Thaci si askush tjetër nuk mund të bartë misionet të cilat Kosova ka nevojë” u tha nga Bujar Nevzadi i cili bëri thirrje që kandidatët për deputet nga Gjilani të votohen.
/e sponsorizuar/