(2L ONLINE) – Sipas informatave nga ekipet tona në teren, deri në ora 14:30, 24.943 qytetarë të komunës apo 27% të qytetarëve të Gjilanit kanë votuar. Shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan është informuar nga ekipet e saj në teren për parregullsi për të cilën kemi informuar me kohë organet kompetente për marrje të masave të nevojshme, thotë Mimoza Shkodra- Bislimi nga zyra për Informim e PDK-së.
“Apelojmë tek qytetarët që të vazhdojnë të dalin në zgjedhje sepse me kte shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe kushtetuese”, ka thenë Shkodra.