Në takimin e sotëm të kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve të PDK-së në Gjilan, u diskutua për çështje organizative të degës dhe aktivitetet e saj në terren, me ç’rast u caktua agjenda e takimeve intensive nëpër nëndegë.
Drejtuesit e këtij subjekti thanë se çështje preokupuese të degës mbeten defektet e mëdha të qeverisjes komunale në Gjilan, të cilat po e rëndojnë edhe më jetën e qytetarëve si edhe ngulfatja e vet qytetit nga planifikimet e çrregullta urbanistike dhe grumbullimin e projekteve.që po punohen jashtë çdo standardi dhe me cilësi tejet të dobët, për këtë vit zgjedhor, vetëm për marketing eleketoral të kreut të Komunës Lutfi Hazirit.
Ndërkaq, kryetari i Degës së PDK-së së Gjilanit, Zenun Pajaziti, po vazhdon aktivitetin e tij të komunikimit dhe takimeve me qytetarë.
“Gjatë këtyre takimeve ne po i identifikojmë nevojat e qytetarëve, për ta rrumbullakuar pastaj platformën e PDK-së, e cila do t’i ngjallë shpresë qytetarëve tanë, nga pakënaqësitë e shumta të pushtetit aktual në komunë”, ka thënë Pajaziti.
Në këtë relacion, s’do mend se qytetari gjilanas, po i jep mbështetje të fuqishme kësaj fryme për ndryshime në Gjilan, që mund ta sjell vetëm Partia Demokratike e Kosovës në krye me Zenun Pajaziti, thonë drejtuesit e këtij subjekti politik.