/2L ONLINE/ – Grupi I këshilltarëve komunal të PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e paraparë si të ,,jashtëzakonshme’’, e thirrur të mbahet ditën e martë, sepse këtë e konsideron si vazhdimësi të lojës – circus që ky pushtet vazhdon t’i bëjë Kuvendit Komunal si organ më I lartë vendimmarrës në Komunë.
Në PDK, vlerësojnë se kjo seancë e ,,jashtëzakonshme’’, në fakt do të duhej të ishte krejt e zakonshme duke marrë parasysh pikat e Rendit të Ditës, ku parashihet bashkëpunimi I komunës me komuna tjera; shpallja e qytetarë nderi të Komunës së Gjilanit z.Joseph R. Biden III dhe z. Erzen Rrustemi, për çka edhe jemi plotësisht dakord, por jo në një seancë si kjo e ,,Jashtëzakonshme’’.
“A duhet të jetë seancë e jashtëzakonshme për faktin se kryetari I komunës së Gjilanit do të bashkëpunoj me Komunën e Lipjanit. Ua rikujtojmë faktin se edhe pse ishte plotësuar çdo procedurë për mbajtjen e seancës së Jashtëzakonshme për gjendjen në Arsim para disa muajsh, ajo nuk u mbajt për shkakun se këshilltarët komunal të partive në pushtet LDK-së e AAK-së nuk morën pjesë në seancë, ndonëse gjendja në arsim edhe sot është për keqardhje”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
Mëç tej thuhet se edhe sikur të kishte ndonjë gjendje emergjente për tu mbajtur seancë e jashtëzakonshme, është e rrugës që të konsultohen grupet politike, përmes përfaqësuesve të tyre. “Prandaj I bëjmë ftesë pushtetit të drejtuar nga Lutfi Haziri, që qeverisjen në Gjilan ta marrë më me seriozitet dhe të mos e bëjë cirkun e këtyre dy vjetëve qeverisëse edhe në këtë pjesë të fundit të mandatit të tij”. /2L ONLINE/