DYLON

Emin Haziri bëhet sërish i Gjilanit

Avatar photo Redaksia

Skuadra e Gjilanit ka realizuar një përforcim të rëndësishëm për edicionin e ri në Raiffeisen Superligë. Sulmues i ri i kësaj skuadre sot është bërë Isa Eminhaziri, i cili në stinorin pranveror të edicionit të kaluar e barti fanellën e skuadrës kampione, Feronikeli. Për Eminhazirin ky është një rikthim te Gjilani, pasi në vjeshtën e kaluar ka qenë pjesë e kësaj skuadre. Ai në edicionin e kaluar realizoi shtatë gola, tre në fanellën e Gjilanit dhe katër në fanellën e Feronikelit, derisa pati 14 paraqitje në vjeshtë në fanellën e Gjilanit dhe 15 në fanellën e Feronikelit./RTK/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.