Sot u nënshkrua deklarata e zotimit në mes degës së PDK-së në Gjilan dhe dy shoqatave, Handikos dhe Shoqatën e të Verbërve, që ka të bëjë me mbështetjen dhe përkrahjen me investime konkrete në qeverisjen e ardhshme komunale.
Përveç krijimit të nën-kodi buxhetor, lirimit të hapësirave rreth objektit të Handikos-it ku është krujuar një deponi me automjetet e konfiskuara, meremetimin e rrethojave të objektit, rregullimin e kalldajave për ngrohje dimërore, ne u zotuam se në qeverisjen tonë komunale do të ndërtohet edhe salla e sporteve për persona me aftësi të kufizuara, u shpreh kandidatja për kryetare të komunës znj.Leonora Morina Bunjaku.
Pas nënshkrimit të kësaj deklarate të zotimit, Fatmir Shurdhani dhe Bajram Spahiu menaxherë të këtyre shoqatave, u falenderuan për përkrahjen në të kaluarën që e kanë pasur nga qeverisja e PDK-së, nga e cila iu është ndarë sipërfaqja dhe ndërtimi i i objektit për këto shoqata dhe për zotimin e sotëm për të qenë pranë realizimit të projekteve në të ardhmen.
Kujtojmë se PDK është subjekti i parë dhe i vetëm politik në Gjilan që e nënshkruan një marrëveshje të tillë me HENDIKOS, tha Riad Rashiti ud.kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/