“Dekada e Re”, ka marr hov në Gjilan. Asaj gjithnjë e më shumë po i bashkohën të rinjë dhe të reja gjilanase, duke e parë si mundësi të artë dhe alternativë të vetme për perspektivën e tyre dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit, ka bërë të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan, përmes një postimi në profilin e Degës së PDK-së, në facebook.
Nga një numër i madh pjesëmarrës, djem dhe vajza të kualifikimeve te ndryshme profesionale, Nëndega e 20-të e “Arbërisë”, zgjodhi strukturat e reja të Rinisë Demokratike. Përmes një procesi të rregullt zgjedhor dhe në një garë fer dhe demokratike, mes dy pretendentëve për kryetar, me shumicë votash në kuti votimi, kryetar i ri u zgjodh, absolventi i FSHMN, Meteor Jerliu, bëri të ditur Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK në Gjilan.