Për shkak të papërgjegjësisë dhe zvarritjes së punimeve në stadiumin e qytetit në Gjilan, derbi më i dashur i futbollit, Drita-Gjilani, do të luhet në stadiumin e Prishtinës. Shprehim keqardhje për tifozët “Intelektualë” dhe “Skifterë”, të cilët për ekipet e tyre që adhurojnë, detyrohen të shpenzojnë për ndeshjen e së dieles, për transport, për gjëra të tjera elementare dhe për këtë do të duhej të kompenzoheshin nga Komuna e Gjilanit.
Në vend që të konsiderohej stadiumi prioritet dhe me urgjencë, në vend se të vlerësoheshin dyja ekipet me suksese mbarëkombëtare e ndërkombëtare si asete komunale e nacionale, udhëheqësia e Komunës së Gjilanit vetëm ishte demagogjike!
Ne zotohemi, që sot, stadiumi do të përfundojë shumë shpejt dhe mbetet një nga prioritetet kryesore. Do të përpiqemi të gjejmë edhe dy lokale që do të funksionojnë si “fan-klube” ose “tifo-klube”, qoftë tek Inkubatori i Biznesit, qoftë diku tjetër ku do të mund t’i gjejmë si prona komunale, që “Intelektualët” dhe “Skifterët” të kenë lokalet e tyre për vendtakim të tifozëve të flaktë, diskutime dhe për t’i lënë rekuizitat e të tjera. Do të bëjmë edhe më shumë për këto tifo-klube: subvencione për shallat dhe fanellat, për transport, sa herë do të lejojnë linjat buxhetore!
Drita dhe Gjilani do të konsiderohen asete të zhvillimit sportiv, kulturor, turistik dhe ekonomik të Gjilanit! Përgjithmonë në përkrahje të Dritës dhe Gjilanit, “Intelektualët” dhe “Skifterët”!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/