Vendimi për targat në raport me Serbinë është vendim sovran i shtetit të Kosovës

Vendimi për targat në raport me Serbinë është vendim sovran i shtetit të Kosovës

Ngjarjet  e fundit në Mitrovicën e Veriut kanë tensionuar situatën edhe ashtu të brishtë në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Shkruan: Izmi Zeka

Megjithatë duke e njohur mirë situatën e mëhershme por edhe të tanishme dhe ndryshimet  që po ndodhin në politikën ndërkombëtare, politika Kosovare respektivisht pozitë e opozitë duhet të bashkëveprojnë për të tejkaluar këtë situatë  të tensionuar.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës tani është fakt, më nuk ka kthim mbrapa dhe nuk duhet të lejohet që reciprocitetit për targat  të jetë më temë diskutimi  me asnjë përfaqësues ndërkombëtarë.

Vendimet të cilat kanë ndjeshmëri edhe politike duhet të analizohen mirë dhe të bashkëveprohet me institucionet ndërkombëtare në mënyrë që mbështetja  mos të luhatet në asnjë moment.

Ashtu siç kemi ardhur deri këtu me marrëveshje dhe bashkëpunim miqësor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  duhet të veprohet edhe tani, nesër e tutje.

Policia e Kosovës, njësit speciale kryejnë detyrat që u jepen nga institucionet qeveritare dhe gjithnjë janë në zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sa për ilustrim po përmendi se si filloi Lufta e parë Botërore:

Të dielën, më 28 qershor 1914, rreth orës 10:45, Franz Ferdinandi dhe gruaja e tij u vranë në Sarajevë, kryeqyteti i krahinës austro-hungareze të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në korrik 1914, situata mori kahe që përshkallëzonin situatën. Austro-Hungaria shpalli luftë kundër Serbisë. Siç pritej, rrjeti kompleks i aleancave u aktivizua ndërsa Rusia i shpalli luftë ndaj Austro-Hungarisë, Gjermania shpalli luftë ndaj Rusisë dhe Franca dhe Britania shpallën luftë ndaj Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë. Kështu lufta e parë Botërore veç kishte filluar.

Kjo luftë mori miliona jetë njerëzish.

Prandaj asnjëherë nuk duhet neglizhuar momentet, krizat, rrethanat ndërkombëtare, tensionet botërore sepse një arsye e vogël mund të shkaktoi kaos ndërkombëtar e botëror.

Por të kthehemi te tema që e fillova. Status cua në vlerësimin tim është në disfavor të shtetit të Kosovës duke pasur parasysh ndryshmet, interesat dhe shtrirjen e ndikimit në Ballkanin perëndimor të Rusisë pra mbyllja e konfliktit historik me Serbinë i shërben  edhe stabiliteti ballkanik dhe jo vetëm.

Policia e Kosovës nuk duhet të vihet në sprovë në territorin e Kosovës për të matur muskujt. Ata mbrojnë në plotëni sigurinë qytetare dhe zbatimin e ligjit. Shteti Serb është i stërmbushur me urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve, ndaj gjenit shqiptarë. Mbeturinat e sistemit të kaluar pra Milosheviqit por jo vetëm të tij edhe paraardhësve të tij janë në ende në pushtet. Mora disa argumente jo që nuk keni njohuri historike por sentimenti, shpirti ynë luftarak, e drejta, Historia arkivistike nuk e ndryshojnë  një argument “popujt e vegjël kalojnë në dyert e fuqive të mëdha”. Këtë që e shkrova ndoshta edhe mund të shihet prej disave si naivitet, mosnjohje, frikë e çka jo.

Aleancat, miqësitë reciproke, ekonomia. Interesat strategjike  me shtetet e fuqishme ruajnë stabilitetin e shumë shteteve  dhe ndihmojnë zhvillimin e tyre.

Një segment tjetër e që është e natyrshme Kosova në veprimet e saj duhet të ketë mbështetje të shtetit Shqiptarë pavarësisht inateve banale e fe minore të ndonjë lideri apo qeveritari të atjeshëm apo edhe tek ne në Kosovë.

Në fund do theksoja se historia është mësuese e jetës por edhe jo  për ata që  njohuritë i kanë ndërtuar mbi teoritë eksperimentale  dhe literaturës së pastudiuar.  /2LONLINE.com/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE