(2LONLINE) – Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Gjilan, ka vazhduar takimet me Shtabet Zgjedhore të nëndegëve si dhe me aktivistët e PDK-së në gjithë hapësirën e Gjilanit, me qëllim koordinimi të angazhimeve dhe bashkërendimit të këtyre angazhimeve me aktivistë subjektesh të tjera politike që fuqishëm i janë bashkuar PDK-së.
“Po unifikohemi edhe më shumë edhe me të tjerët sepse secili prej nesh që ndjehemi qytetarë të këtij qyteti e kemi kuptuar se Gjilani nuk ka zgjidhje tjetër pos fitores së PDK-së dhe kryetarit Qemajl Mustafa”, ka theksuar deputeti Zenun Pajaziti në takimin me udhëheqësit e Shtabeve Zgjedhore të nëndegëve e të lokaliteteve.
“Jemi shumë unik dhe të vendosur që më 1 Dhjetor të konfirmohet fitorja e Qemajl Mustafës me qëllimin e vetëm që ta shpëtojmë Gjilanin nga degradimi. PDK bashkë me këtë fuqi të madhe aktivistësh të subjekteve tjera që na janë bashkuar po konfirmon se interesi i qytetit të Gjilanit është interes i përbashkët, prandaj jemi të bindur se raundi i dytë më 1 Dhjetor do të konfirmojë fuqinë qytetare të gjilanasve duke rikonfirmuar Qemajl Mustafën kryetar të Gjilanit”ka thënë Pajaziti.
Sipas tij, në të gjitha takimet e nënshtabeve në “Arbëri”, “Qendër”, “Bresalc”, “Kodra e dëshmorëve” … është konfirmuar përkushtimi vendimtar për fitore; është krijuar klima e fituesit dhe angazhimi i fuqishëm për secilën votë. Ky angazhim nga tereni, PDK-në e bind se qytetarët e Gjilanit nuk mund të lejojnë kthimin mbrapa të zhvillimit dhe qeverisjes me qytetin e tyre. Qytetarët e Gjilanit tashmë e kanë kuptuar se nuk ka alternativë tjetër pos fitores së PDK-së dhe Qemajl Mustafës.
PDK në të gjitha këto takime i ka bërë thirrje rivalit politik që garën ta zhvillojë konform ligjeve zgjedhore të Shtetit të Kosovës, sepse tashmë janë identifikuar format e keqpërdorimit të votës dhe të blerjes së saj dhe qytetaria e Gjilanit me PDK-në dhe Qemajl Mustafën në krye nuk do ta lejojë përsëritjen e keqpërdorimit të besimit të qytetarëve të Gjilanit që rivali ynë e ka traditë. PDK i bënë thirrje rivalit që të ndjehet i lumtur edhe pak ditë, sepse më 1 Dhjetor e presim të na e uroj fitoren. Fitorja jonë jemi shumë të bindur do të jetë edhe fitore e tyre, thotë Pajaziti.
PDK në këto takime të Shtabit e nënshtabeve ka kërkuar nga aktivistët e saj dhe të subjekteve të tjera që na janë bashkuar, mobilizim jo vetëm për fitore po për fitore të dinjitetshme dhe për ruajtje të besimit qytetar.
“Ne do të vazhdojmë angazhimin e fuqishëm dhe rritën e votës për PDK-në si rritje besimi në zhvillim dhe qeverisje edhe më të mirë. Ne jemi të bindur se qytetarët e Gjilanit dinë të japin mendimin dhe besimin e tyre për jetën e tyre dhe për qytetin e tyre, prandaj e përsërisim – fitues është PDK, fitues është Qemajl Mustafa dhe qytetarët e Gjilanit”thotë Pajaziti. /2lonline/