“Në praninë e aktivistëve të Organizatës së Gruas Demokratike të PDK-së në Gjilan, nën drejtimin e koordinatores së GDK në Gjilan, Leonora Morina-Bunjaku, ku morën pjesë koordinatorja e GDK-së nga qendra, Blerta Deliu – Kodra, u bë prezantimi i kandidatëve tanë për deputetë (dy nga katër sa janë ne garë nga Gjilani) Sami Hoxha e Gani Neziri, të cilët, po ashtu shpalosën pakon e rimëkëmbjes për hapësirën që PDK ka krijuar për gruan në vazhdimësi”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit.
Një prezantim të shkurtër të platformës programore – zgjedhore – qeverisëse, nga ana e tyre e bënë edhe përfaqësueset nga qendra edhe kandidatet për deputete në Kuvendin e Kosovës, nga regjioni i Anamoravës.
“Me këtë rast, Leonora Morina – Bunjaku, nënkryetare e Kryesisë së degës, duke i inkurajuar gratë dhe votuesit e PDK-së në përgjithësi, bëri thirrje që votën e tyre ta lënë te kandidatët gjilanas, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit, përkatësisht Shtabit Zgjedhor, Sektorit për Media dhe Informim.