DYLON

Mungesa e tabelave po dëmton bizneset

Mungesa e tabelave po dëmton bizneset
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një shkrese i është drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme dhe ka shprehur shqetësimin e saj për mos furnizimin e makinave, kamionëve dhe mjeteve transportuese me targa.

Ky mos furnizim me targa, i cili po rrjedh si rezultat i mungesës, po i rëndon dhe po i dëmton bizneset vendore, prandaj kërkojmë që me urgjencë të ofrohet një zgjidhje për bizneset.

Bazuar në ankesat që ne si OAK kemi pranuar, bizneset vazhdimisht janë duke u ankuar për mos pajisjen e mjeteve transportuese me targa, edhe pse ato po obligohen t’i kthejnë tabelat e vjetra që janë me KS, mirëpo nuk po furnizohen me të reja, thuhet në shkresë.

EkoHigjiena

Në rastin kur bizneset e vazhdojnë sigurimin e automjeteve dhe i kthejnë tabelat me KS, ato nuk po furnizohen me tabela të reja RKS, çka po i pengon me ato mjete të dalin jashtë kufinjëve të Kosovës.

Sektori i transportuesve tash e një kohë të gjatë është duke u përballë me disa sfida, të cilat rrjedhin nga mos anëtarësimi i Kosovës në TIR, e përballja me mungesën e targave vetëm se e rëndon funksionimin e tyre dhe të qenit konkurues në treg.

E gjitha kjo është një pengesë e madhe ndaj bizneseve vendore për të qarkuluar jashtë vendit, e që gjithashtu po favorizon transportuesit e rajonit, prandaj Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon që me urgjencë të reagohet në zgjidhje të këtij problem i cili është prezent dhe barrë e rëndë për bizneset nga muaji Nëntor i vitit të kaluar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.