(2L ONLINE) – Kritikat e PDK-së së Gjilanit në adresë të pushtetit kanë shtyrë LDK-në të reagojëpor se reagimi i këtij subjekti politik permes shefit të Grupit të Këshilltarëve, Avdyl Aliu, ka nxitur PDK-në e Gjilanit të kundër reagojë. (shih shkrimin: LDK: oti ja bëri kabull Lutës kur ai u lut: “O zot qoj në shpi këta keqbërës(PDK)“),
Në një reagim në emër të PDK-së, përrmes emailit partiak është thënë si më poshtë:
“Shefi i Grupit të këshilltareve te LDKse eshte vetë mjerimi i kesaj partie, deshira dhe ambicia e tij e shfrenuar për marketing politik, për mbrenda grupit të LDK-së, nga se ky eshte më i dobëti në mesin e të tjerëve, ku edhe nga shkrimi lë te kuptoj se në thelbë dija në LDK është e rrezikuar nga tendenca e autoritetit të tipit “unë dijë”.
Sjellja e drejtë? Vuan më tepër nga mungesa e vullnetit, se nga mungesa e dijes, kete e verteton shkenca nuk ka gishtë ketu asnje parti ose pozitë e as opozitë, por si duket nga shkrimi ketu ka mungese te vullnetit, nga se per dije ketij “tipi” vazhdimishte i ka mangu.
Po i kthehemi temës dhe reagimit te mjere, te shefit te gupit te LDK-se z. Aliut, ne kemi pritur se LDK si parti ne pushtet, do te dale me shifra te sakta, sa jane damet e konstatura dhe vlerësuara nga komisoni prej 7 antareve neper sektore !!!?? çka është dëmtuar në infrastrukturë, në bujqësi (në cilat kultura bujqësore janë dëmtuar nga vërshimet, në cilat fshatra ka pasur dëme, regjistrimin se sa bujq janë dëmtuar, identifikimin e tyre, vlerën individuale të secilit bujk, nuk është konstatuar sa shtëpi dhe objekte tjera private janë dëmtuar, në cilat lagje dhe vendbanime, poashtu sa objekte publike dhe sa biznese janë dëmtuar.
Ne si grup parlamentar i PDK se kemi kerkuar dhe kerkojm raport të detajuar dhe real të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet, kjo eshte kerkesa jone nuk po e mohojm se ka ra shi me 31 korrik, nuk po e mohojm se kryetari i ka lënë anash punët e përditshme nga se ate dite nuk ka mundur te shkojë në prishtine për punët e “mëdhaja” të politikes së tij, e cila është e afërt me politikat e Ban Ki Mun-it.
“Shefi” (i bërë milioner nga hajnitë e termetit në Gjilan), duhet të merr shembullin e vitit 2008, se si menaxhohen reshjet e shiut dhe breshërit, ku janë angazhuar njerëz të devotshem dhe profesional, te cilet së bashku me ne, ateherë edhe ju si opozite keni dhënë kontributin e juaj ne vlersimin dhe kompenzimin e demeve. Mos flisni ju, sepse fare nuk ju takon sidomos juve, të theksoni se kush dhe sa ka realizuar projekte në Gjilan, e sidomos ju që merrni me projekte të kanalizimit (sepse ju vet karakteri i juaj është pjesë e ujrave të zeza), sepse ju jeni rritur në lagjen tuaj pa kanalizim, mu në mesin e ujërave të zeza, e që vetëm qeverisja e PDK-së ua ka hequr “m…. prej shtëpisë tuaj”, përndryshe ju ende do të ishit në …
Ndërsa për pjesën e qendrës së qytetit, mos harroni se betonimi para ekzekutivit është bërë mu nga qeverisja e LDK-së, bashke me ate koshiqen e bleteve (fontanen e cila kurre nuk eshte funksionalizuar) ku nuk keni lënë asnjë gyp per ujra atmosferik që të derdhen ne lumin Mirusha që e keni pasur afër vetëm 5 metra, e pra ky ishte projekti i juaji. Shikone foton, se si uji këtu ka mbetur aty për kohë të gjatë, e keni derdhur natën me kova bashkë me disa kolegë tuaj, për t’a hequr marren e projektit tuaj.
Pra, reagimi i mjerë i shefit te gupit te LDK-se, tregon qarte se eshte ne ate faze kur personit të kapur nga mekanizmi i propagandas, i shpërlahet krejtësisht truri, që do të thotë i hiqet e gjithë dija nëse ka pasur dicka nga ajo brenda tij.
Ne, mendojmë se pa humbur kohë, duhet që te takohen strukturat e LDK-se dhe ta shqyrtojnë shumë seriozisht, poziten e shefit te grupit të LDK-së ne Gjilan, nuk duam të besojmë se në LDK nuk ka këshilltar komunal më të dijshëm, me më shumë përvojë dhe me karkater poltik e njerëzor. Ne e dijmë se në mesin e këshilltarëve komunal, ka njerëz të respektuar dhe kuadra te dijshem dhe me dinjitet, nga se kemi shume kolegë ne mesin e tyre, që kanë respektin jo vetem te pozites por edhe te opozites .
A me falë, Pinokun dhe mungesen e dijes e keni ju z. Aliu, (mos ti perzijmë këto gjëra, apo si thua ti nganjëherë nga disa kopalla në vazhdimësi, opinion i të tjerëve nuk mund të bëhet opinion yt). Ne si opozitë aktive dhe kontributdhënëse, i kemi zogjët tanë, te cilet do tju kendojne përherë, pak ju duket qe po bejne zhurme, por ata nuk do te ndalen nga se ne jemi opozite në realitet, e nuk jemi sikur ju kur ishit në opozitë, që për interesa tuaja personale keni heshtur për gjashtë vite, këshilltarët e PDK-së nuk mund t’i joshni me interesa tuaja, prandaj jeni duke u ndier në ankth në qeverisjen tuaj korruptive dhe të dështuar. Neve na takon përherë që t’i themi gjërat shumë qarte dhe shume reale, ndryshe do të vdesë demokracia në qytetitin e Gjilanit, nese ne si PDK heshtim.
Nuk e kemi të qartë, se pse po keni frig nga shkrimet tona, ne përherë po flasim me gjuhën e fakteve dhe argumenteve, ani pse ato mund të ju shkaktojn edhe dhimbje të papërballueshme. Ne në qeverisjen tone të PDK-së ju kemi ofruar debate te hapur në TV Vali, ku për cdo javë ua kemi dhënë mundësin juve si opozitë, që të merrni pjesë në debate të drejtpërdrejta me secilën nga drejtoritë komunale te qeverisjes së PDK-së dhe të Qemajl Mustafës. Ne kemi qenë përherë transparent dhe ballë hapur para publikut, e ju edhe atëhere si opozitë keni qenë kokë ulur për të bëmat dhe të pa bëmat e juaja. Por më falni se ju i keni harruar këto gjëra në të vërtet, sepse edhe ne paksa harruam që mekanizmi i propagandës të ka “kap” keq dhe ta ka shpërlarë truri tuaj…”