Në tubimin e organizuar me mantelbardhët, kandidati për deputet Zenun Pajaziti, duke shpalosur programin zgjedhor brenda platformës së “Fillimi të Ri”, ka deklaruar se punëtorët shëndetësor, përherë kanë besuar në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe sa herë që mantilbardhët na kanë përkrahur, ne kemi dal fitues.
Edhe kandidatja Leonora Morina – Bunjaku, duke ndarë përvojën e sajë në projekte të ndryshme shëndetësore, ka falënderuar ata për bashkëpunim, dhe ka kërkuar përkrahjen e tyre për “Fillimin e Ri”, i cili, trajtim të veçantë do ti kushtoj shëndetësisë në përgjithësi dhë kuadrove të shëndetësisë gjithashtu.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017