(2L ONLINE) – Humbja e jetës së dy nxënësve brenda një dite, njërit në Siri dhe tjetrit në Shqipëri, ishte tronditës për familjet e tyre dhe për të gjithë qytetarët e Gjilanit. Lidhur me këtë ngjarje jashtëzakonisht të dhimbshme, reaguan shumë prindër, intelektual dhe drejtori i Arsimit në Gjilan, përfaqësues të organizatës së të rinjve, të cilët përveç shprehjes së ngushëllimit për familjet, kërkuan edhe ndërprerjen e menjëhershme të organizimit të këtyre ekskursioneve, të ashtuquajtur me karakter studimor, sepse më së paku i ngjajnë si të tilla, thuhet në një komunikatë të bërë nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal Gjilan.
Më tej thuhet edhe se: “Ndërsa reagimi i kryetarit të komunës Lutfi Haziri, ndaj kësaj tragjedia të ndodhur në Gjilan, ishte një reagim jo institucional, jo serioz dhe skandaloz. A thua nuk pati kohë dhe mundësi që ky kryetar ti shkruaj tre rreshta për të ngushëlluar familjet e nxënësve të mbytur, miqve, shokëve të nxënësve dhe të gjithë qytetarëve të komunës?”
Ai vetëm përmes facebook-it ka shprehur keqardhjen për këtë rast, duke e quajtur si një ditë e zezë për Gjilanin, ndërsa këtë fjali të tij, siç duket e shkruar prej ndonjë vendi ku ka qenë duke u relaksuar dhe nuk a ka parë të rrugës, që përmes zyrës së kryetarit të komunës ti drejtohet familjeve dhe qytetarëve të Gjilanit.
Sepse përmes facebook-it kanë shprehur dhimbjen e tyre mijëra shokë të nxënësve dhe qytetarë të Gjilanit. Dhe kryetari i komunës përmes rrjetit social ka mundur ti shprehë keqardhje dhe ngushëllime vetëm simpatizantëve të tij, por jo edhe familjeve të tyre, shokëve të nxënësve dhe qytetarëve të Gjilanit.
Ky reagim joinstitucional, joserioz dhe skandaloz, tregon edhe njëherë pasqyrën dhe qasjen e kryetarit të komunës që e ka ndaj secilit angazhim që e bënë për institucionin e të parit të komunës dhe për qytetarët e Gjilanit, thuhet në fund të reagimit të lëshuar nga Grupi i Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal Gjilan. /2L ONLINE/