(2L ONLINE) – Në bazë të informatave të para nga ekipet tona në teren dallojmë parregullsi në fshatin Lladovë se në kompaninë garazha “Ajeti” dhe grupe të caktuara të simpatizantëve dhe anëtarëve të LDK-së në perimetrin prej 100 metrave afër vendvotimit ndikojnë tek votuesit, me praninë e tyre me vetura, stema, ka thënë në emër të PDK-së, Mimoza Shkodra-Bislimi nga zyra për informim e PDK- së,
“Ne si shtab zgjedhorë i PDK- së shprehemi se nëse nuk eliminohen këto parregullsi ne nuk do ta njohim rezultatin e Lladovës. Lusim policinë e Kosovës dhe KKZ- në Gjilan që të merren masa të menjëhershme ndaj këtyre parregullsive”, thuhet në ktë reagim të PDK-së. /2L ONLINE/