Nëndega e PDK-së në Llashticë ka mobilizuar edhe aktivistët e ditëve të para të saj. Programi zgjedhor i PDK-së, një program profesional e serioz i rimëkëmbjes, i realizueshëm me PDK në qeveri, nuk është e vetmja premisë, për ta mbështetur.
Është edhe një motiv shtesë për t’i dalë në krah Partisë Demokratike të Kosovës, kur kemi parasysh goditjen që iu bë asaj me arrestimet e luftëtarëve të UÇK-së, respektivisht drejtuesve të saj dhe themeluesve të PDK-së: Hashim Thaçi e Kadri Veseli, – u tha në takimin e përbashkët të strukturës së nëndegës në Llashticë me drejtuesit e Shtabit Zgjedhor të Degës dhe kandidatët për deputetë nga dega e Gjilanit, njofton PDK-ja e Gjilanit.