/2L ONLINE/ – Gjendjes aktuale të ndërtimeve pa leje në qytet i dha mbështetje edhe Kuvendi Komunal i Gjilanit, i cili ishte kundër marrjes së masave për vënien në kontroll të kësaj dukurie rrënuese, thuhet në një reagim të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së , anëtarë të KK-së së Gjilanit. (Sahit Abazi, Riad Rashiti, Leonora Bunjaku, Izmi Zeka, Bujar Nevzati, Shukrije Rapuca, Fatbardha Selmani)
Duke iu referuar seancës së fundit ku u trajtua edhe kjo çështje, Grupi i anëtarëve ët KK-së nga radhët e PDK-së bënë të ditur se PDK propozoi formimin e një komisioni nga KK Gjilan, me përbërje të të gjitha grupeve politike me qëllim të analizimit të gjendjes në qytet, identifikimin thelbësor të këtij problem dhe rekomandimet të cilat do të dilnin para Kuvendit Komunal, por ky pushtet nuk dëshiroi që të ndalet ky hov i ndërtimeve pa leje.
Më tej në këtë reagim thuhet se “Fakti që për më shumë se një vit kjo temë dhe ky problem nuk u diskutua asnjëherë në KK dhe tani mos sjellja e asnjë informate para asambleistëve, tregon gjendjen e rëndë në teren, parregullsitë e shumta në urbanizëm, shkeljet ligjore dhe procedural, keqpërdorimet dhe ndikimet politike, me qëllim të përfitimeve nga milionat e këtij biznesi”.
Ndërkohë Riad Rashiti në seancën në fjalë kishte deklaruar se kjo gjendje kaosi në Gjilan nuk ka ardhur rastësisht apo nga mos dija e pushtetit, por ka qenë i hartuar mire ky plan biznesi në shërbim të grupit të interesit. Ku fillimisht është shuar drejtoria e inspeksionit, janë propozuar ndryshimet e planeve rregulluese urbanistike në disa pjesë të caktuara ndërsa tani veç po përfundojnë ndërtimet e egra kolektive.
Sipas itj, pastaj ky plan ka vazhduar me formimin e Komiteti Konsultativ të ekspertëve të Planifikimit Hapësinor, e që për nga profesioni që janë anëtarët e tij, nuk kanë lidhje me këtë fushë, janë shumica edukator e sociologë.
“Po ashtu edhe emërimi i drejtorit Valon Shefkiu në Urbanizëm ishte i planifikuar mire, me qëllim të rrumbullkasimit të këtij projekti profitabil dhe multi-milionësh. Edhe pse ky drejtor në qeverisjen e PDK-së ka qenë shef i inspeksioni, ai nuk kishte kryer me përgjegjësi detyrën e tij dhe ishte dërguar në komisionin disiplinor, për shkak të mos punës ligjore në fushën e ndërtimeve dhe tejkalimeve që ishin bërë edhe në kohën e qeverisjes së kaluar.Pra kjo qeverisje të vetmin projekt serioz që e ka bërë gjatë këtyre dy viteve dhe që po implementohet me sukses është ky lloj biznesi në interes të një grupi të caktuar që po fitojnë million euro, në kundërshtim të plotë me planet rregulluese urbanistike”, ka thënë Rashiti.
“Kemi identifikuar edhe tri uzurpime të pronës publike në qytet, ku janë bërë edhe ndërtimet pa leje, për të cilat nuk i mohoi drejtori i urbanizmit”, ka përfunduar diskutimin e tij Riad Rashiti.
Bujar Nevzadi kërkoi llogaridhënie nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili nuk ishte në gjendje që të pranojë realitetin e kësaj dukurie shkatërruese në qytet. Në komunë janë vendosur njerëz të papërgjegjshëm, në urbanizëm dhe në krye të udhëheqjes së këshilltarëve komunal të LDK-së.
Këta individë nuk njohin ligjin dhe nuk respektoj procedurat, ata po ndërtojnë me bizneset e tyre pa leje ndërtimore, i heqin shiritat e vendosura nga inspeksioni dhe kjo është vepër penale, ndërsa lidhur me këtë rast drejtori i urbanizmit e pranoi se ka ndodhur dhe tha se ky rast është dërguar si kallëzim penal në gjykatë.
Sahit Abazi tha se ne nuk jemi kundër ndërtimeve në Gjilan, jemi që të investojnë të gjithë ata që respektojnë kushtet dhe kriteret e urbanizmit, duhet të pajisen me leje ndërtimore dhe të respektohen procedurat ligjore. Ai kërkoi mbështetjen për formimin e komisionit nga Kuvendi Komunal, në mënyrë që të parandalohet apo të ndalet ky hov i ndërtimeve pa leje.
“Gjatë kësaj seance kishte diskutime edhe me ofrimin e fakteve nga ne si opozitë, ku u dëshmua me dokumente zyrtare të komunës, se si zyrtarë të urbanizmit kanë ndërtuar objekte pa leje, u dëshmua me dokumente zyrtare se si shefi i këshilltarëve komunal të LDK-së, ka ndërtuar pa leje objektin dhe ndaj të cilit urbanizmi ka lëshuar aktvendim për rrënim të objektit, ndërsa ai gjatë tërë seancës mundohej të arsyetohej dhe të thirret në rregullat të cilat kinse i ka respektuar, ndërsa ende për asnjë objekt nuk e pranimin teknik të tyre”, thuhet tutje në reagimi ne PDK-së.
“Po ashtu u pranua në këtë séance se dy objektet kolektive te tregu i gjelbër, janë plotësisht pa leje ndërtimore, pa pëlqim dhe pa asnjë lloj procedure të respektuar, mirëpo heshtja e pushteti dje në séance dhe refuzimi i Kuvendit Komunal për ta ndalur këtë dukuri rrënuese në qytet, tregon faktin se institucionet komunale të Gjilanit, janë të kapura nga grupi i milionerëve dhe nuk guxojnë që të marrin vendime në interes të qytetarëve të Gjilanit’, thuhet në fund të reagimit të Grupit të anëtarëve të KK-së së Gjilanit nga radhët e PDK-së, duke iu referuar seancës së djeshme të KK së Gjilanit. /2L ONLINE/