DYLON

Bislimi nis punën si koordinator i politikave dhe marrёdhёnieve rajonale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas emёrimit të Faton Bislimit, për koordinator tё politikave dhe marrёdhёnieve rajonale, kryetari I Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i dёshiroi mirёseardhje nё këtë detyrё atij, duke besuar se në kёtё pozitё, Bislimi do tё punojё ngusht me kryetarin Haziri dhe kabinetin e tij pёr tё zhvilluar edhe mё tutje marrёdhёniet e Komunёs sё Gjilanit me donatorё e partnerё ndёrkombёtarё e rajonalë, për të sjellur nё Gjilan sa mё shumё projekte zhvillimore e investive tё karakterit rajonal e ndёrkufitar.

Bislimi, qё ёshtё shkolluar nё shkollat mё elitare SHBA e Kanada, siç ёshtё Universiteti i Harvardit ku edhe ka krijuar njё pёrvojё tё vlefshme nё sferёn e angazhimit akademik nёpёr disa universitete amerikane e kanadeze, si dhe ku ka krijuar lidhje e miqёsi tё veçanta nё kёto vende mike tё Kosovёs, ёshtё kthyer pёr tё jetuar e kontribuar nё Gjilan..

EkoHigjiena

“Ne kemi njё plan pёr zhvillim tё mёtutjeshёm tё kapaciteteve tona nё Komunёn e Gjilanit si dhe pёr atraktim tё sa mё shumё investimeve e projekteve ndёrkombёtare kёtu. Me bashkёpunёtorё si Fatoni, ne do ta bёjmё Gjilanin qёndёr tё zhvillimit pёr tё gjithё rajonin e trekёndёsishit kufitar” ka thёnё Haziri.

Ai tutje ka shtuar se i beson filozofisё rugoviste tё bashkёpunimit dhe ndёrtimit tё ekipeve tё sё ardhmes.

I kthyer nga Amerika nё Kosovё, Bislimi mendon se shembullin e tij mund ta ndjekin edhe tё tjerёt.

“Nё njё kohё kur nga vendi ynё ikin shumё qytetarё, kthimi im ёshtё sakrificё, por edhe idealizёm dhe besim nё atdhe. Unё i jam shumё mirёnjohёs kryetarit Haziri pёr mundёsinё e dhёnё, dhe i besoj vizionit qё ai ka shprehur pёr tё ardhmen”, ka deklaruar me këtë rast Bislimi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.