/2L ONLINE/ – Përgjegjës për përkeqësimin dhe dështimet e qeverisjes komunale dhe gjendjen e rëndë të krijuar në Gjilan, është edhe Kuvendi Komunal, roli i të cilit më nuk funksionon sipas kompetencave që ka. Kuvendi Komunal gjatë këtij mandati është shndërruar vetëm në një instrument të ekzekutivit, duke i shërbyer grupit të interesit që është në maje të qeverisjes komunale.
Kështu është thënë në një reagim që ka bërë Dega e PDK-së n Gjilan, ku më tej thuhet se deri më sot, asnjë vendim, rregullore apo rekomandim që ka miratuar Kuvendi Komunal i Gjilanit, nuk është implementuar nga ekzekutivi, apo pjesërisht janë marr për bazë nga ekzekutivi. Deklarativisht është thenë disa herë nga kryetari i komunës, se të gjitha çështjet e rëndësishme do të shqyrtohen para KK dhe vendimet e saj do të respektohen. Por kjo nuk po ndodhë fare.
“Problemet e mëdha dhe serioze që ka sot Gjilani, i takon edhe Kuvendi Komunal që të analizojë dhe shqyrtojë mundësinë e daljes nga kjo gjendje e stërkeqe dhe nga ky kaos në çdo sektorë që menaxhon komuna e Gjilanit. Edhe pse kjo është provuar me rastin e ndërtimeve pa leje, ku me inicimin e këshilltarëve të opozitës është miratuar unanimisht që ekzekutivi i komunës të ndalojë këtë kaos i cili po e dëmton rëndë buxhetin komunal, duke prishur rendin dhe planet urbanistike në të cilat është investuar mjaft shumë në të kaluarën”, thuhet tutje në reagimin e PDK-së së Gjilanit.
Në ktë reagim më tej thuhet se anëtarët e Kuvendit Komunal, më nuk janë e kah e dinë se kush janë dhe pse janë, çfarë duhet bërë dhe si duhet vepruar ndaj një stërkeqe të qeverisjes komunale. Edhe roli i kryesuese së KK ka ndryshuar, sepse angazhimi i saj i plotë është duke u bërë në punët që i takojnë ekzekutivit. e jo vendimmarrjes së Kuvendit Komunal. Edhe sikur të ishte një angazhim dobiprurës për qytetarët e Gjilanit, do të ishte krejt në rregull, por problemi është se e gjitha puna që bëhet, ka të bëjë me realizimin e interesave të ngushta të grupit të interesit që po qeverisë Gjilanin, si dhe me organizimin e ekskursioneve turistike që i bëjnë në numër të madh e në kurriz të buxhetit komunal dhe taksapaguesve të Gjilanit.
“Puna aktuale që është duke u bërë në Kuvendin Komunal të Gjilanit, është vetëm sa për sy e faqe, sepse i ka humbur krejtësisht roli dhe rëndësia që ka. Askush nuk raporton dhe nuk jep llogari për problemet të cilat kanë eskaluar tanimë në qytetin e Gjilanit, siç janë ndërtimet pa leje dhe për problemet tjera me të cilat përballen qytetarët e Gjilani. Rasti i fshehjes së raportit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet vitin e kaluar, e që kap vlerën 1,6 milion euro dhe kërkesa që i është bërë qeverisë, është shembulli më i mirë se sa respektohet institucioni mp i lartë i komunës së Gjilanit. Mos transparenca e 1.6 milion euro, të kujton keqpërdorimet e mëdha që janë bërë dhe me fondin e tërmetit në Gjilan, ku qytetarët u dëmtuan mbi 1 milion euro, duke ua ndërruar destinacionin atij fondi, njësoj sikurse edhe tani që me paratë e kërkuara për kompensimin e dëmeve të vërshimeve, që kanë pësuar qytetarët e Gjilanit, nuk jepen informacione asnjëherë se kur do të bëhet ky kompensim”, thuhet në reagimin e PDK-së së Gjilanit.
“Pas shumë viteve, ka ndërruar plotësisht qasja e qeverisjes Haziri, i cili është transformuar nga një decentralist i madh, që e dëmtoi rëndë hapësirën e Gjilanit, tani është bërë një centralist i madh, që prapë shumë rëndë po e dëmton qytetarin e Gjilanit. Në secilën kohë të qeverisjes Haziri, Gjilani ka pësuar rëndë dhe ende vazhdon të pësojë keq”, përfundon reagimi i PDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/