Organizimi i seancës së fundit të Kuvendit Komunal në Gjilan, tregoi edhe fundin e kësaj qeverisje komunale. Ndërprerja e transmetimit të drejtpërdrejtë të seancës së KK nga mediat kontraktuese, mungesa e vazhdueshme e kryetarit të komunës, mos prezenca e gazetarëve në seancë, është dëshmi se institucionet komunale kanë instaluar terrin informativ në Gjilan, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Më tej thuhet se Partia Demokratike e Kosovës mos transparencën e komunës së Gjilanit në vazhdimësi e ka kritikuar por seanca e sotme e KK e dëshmoi edhe njëherë se Komuna e Gjilanit me qëllim të fshehjes së problemeve të shumta që ka krijuar gjatë qeverisjes katër vjeçare, duke zgjedhur rrugën e mos informimit të qytetarëve përmes ndërprerjes së kontratave me media elektronike dhe të shkruara.
“Kjo qeverisje Komunale me terr informativ e mbylli këtë mandat duke u kujtuar nga qytetarët e Gjilanit si qeveri e mostransparencës, mashtrimit, bërllokut dhe dështimit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.