Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka vazhduar takimet me qytetarë me këtë rast sot vizitoi lagjen Dardania.
Pushteti aktual nuk është interesuar fare për lagjen e Dardanisë, fatkeqësisht edhe projektet e Bashkimit Evropian, një ndër ta edhe parku, janë degraduar dhe nuk janë mirëmbajtur në mënyrë të duhur.
Gjatë takimit me qytetarët e kësaj lagje, qytetarët shprehen shqetësimet dhe indinjatën e tyre për ndërtimet pa leje në këtë lagje si dhe hapësirat e uzurpuara.
Infrastruktura në lagjen e Dardanisë është një domosdoshmëri, dhe kryetari Pajaziti do ta ketë një ndër prioritetet e tij.
Ankesat dhe shqetësimet që janë paraqitur sot do të shërbejë për të ndihmuar në programin qeverisës komunal për të bërë ndryshimet e duhura në këtë lagje në të mirë të qytetarit, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Sponsorizuar nga PDK