/2L ONLINE/ – Për më shumë se dhjetë ditë komuna e Gjilanit e lë në terr dhe pa ujë shkollën e Bukovikut, kjo tregon papërgjegjësinë dhe turpin e radhës të kësaj qeverisje të dështuar në Gjilan. Mos zgjidhja e një problemi të vogël në këtë shkollë për një kohë kaq të gjatë, duke lënë pa ujë edhe ata pak nxënës të kësaj shkolle të cilëve nuk u krijohen as kushtet elementare gjatë orarit të mësimit. Kështu thuhet në një reagim të Degës së PDK-së në Gjilan.
“Ne si opozitë disa herë kemi deklaruar se qeverisja e Lutfi Hazirit nuk është në gjendje as të mirëmbajë investimet e shumta të cilat i ka bërë qeverisja e PDK-së në Gjilan. Ku në qeverisjen e PDK-s janë ndërtuar 8 shkolla të reja në Gjilan, ndërsa Luta as “Skllopkat” e orës së rrymës nuk po mund t’ia rregullojë atyre, sepse i duhen dhe nuk i dalin as 10 ditë për ta riparuar një problem krejt të vogël, sikurse në rastin e kësaj shkolle e cila nga data 21 shtator ka këtë problem të pazgjidhur”, thuhet tutje në reagimin e PDK-së.
Më tej në reagim potencohet se gjendja në Arsim është bërë shqetësim serioz për të gjithë ata që janë brenda procesit të arsimit në Gjilan. Keqmenaxhimi, problemet e pazgjidhura, punësimet dhe zëvendësimet jo ligjore e me dallavere, organizimi i eskursioneve, mungesa e buxhetit të mjaftueshëm, parregullësit me rexhistrimet e nxënësve nëpër shkolla, janë qështje të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të këtyre problemeve, por sikur të kishte kush me i zgjidh ato, do të ishte mirë.
“Atëherë kur ka më së shumti probleme në Arsim, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, udhëheqësia e Arsimit në Gjilan e tëra ka shkuar në Turki, si turistë dhe ata nuk gjenden këtu. Kjo papërgjegjësi e qeverisjes komunale, ka katandisur sikurse cdo sektore edhe fushën e Arsimit”, thuhet n fund të reagimit të PDK-së së gjilanit. /2L ONLINE/