DYLON

FSK-ja aktivitet bamirësie për fëmijët në kushte të vështira ekonomike

Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe përmes aktiviteteve sociale vazhdon bashkëpunimin me komunitetin, me institucionet dhe kompanitë vendore dhe organizatat që veprojnë në Kosovë. Një ekip i oficerëve të rinj të Qendrës për Studime Universitare, me mbështetjen e plotë të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Ramës kanë organizuar një garë-vrapimi bamirësie “Vrapo me FSK-në” në komunën e Gjakovës. Në këtë garë 10 kilometra të gjatë do të marrin pjesë pjesëtarë të FSK-së, KFOR-it, përfaqësues të organizatave civile, të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe do të mbahet me datën 4 tetor 2015.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur përzgjedhjen e FSK-së, pikërisht qytetin e saj, për organizimin e vrapimit humanitar dhe ka mbështetur ekipin e oficerëve të rinj për iniciativën e tyre.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij vrapimi humanitar është rritja e bashkëpunimit të FSK-së me komunitetin. Pasi që fëmijët janë e ardhmja jonë, FSK-ja ka vendosur që përmes këtij aktiviteti të krijojë një Fond për fëmijët në nevojë që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Gjithashtu, mbajtja e këtij evenimenti është edhe promovimi i llojllojshmërisë kulturore, etnike dhe fetare të Komunës së Gjakovës dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e aktiviteteve të tilla sportive.

Duke ditur që aktivitete të tilla sociale organizohen nga të gjitha ushtritë e vendeve të zhvilluara, këtë eveniment e konsiderojmë si një hap drejt ngritjes së kapaciteteve të FSK-së, në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak.

Deri më tani; FSK-ja, KFOR-i, institucione vendore dhe ndërkombëtare si dhe qytetarët e shumtë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë eveniment. Prandaj FSK-ja inkurajon qytetarët që të vazhdojnë me regjistrim, në mënyrë që të jenë kontribuues të qëllimeve tona të përbashkëta.

Regjistrimi tashmë ka filluar në dy pika:
Në Gjakovë, përballë hotel Pashtrikut, vazhdon deri më, 03. 10. 2015, nga ora 10:00-17:00. Regjistrimi në këtë pikë do të vazhdojë edhe në ditën e vrapimit, më 04.10.2015, deri në ora; 09:45, dhe,
Prishtinë deri më datën: 03. 10. 2015, nga ora 10:00–17:00, pranë Teatrit Kombëtar.

Informacionet më të hollësishme mund të gjeni edhe në ueb faqen në Facebook; Vrapo me FSK–Run with KSF.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.