Partia e cila ka fituar zgjedhjet e 8 qershorit, PDK-ja është duke përgatitur dëshmi të reja për lëndën të cilën e ka deponuar në Gjykatën Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Një burim i mirinformuar në këtë parti, në kushte anonimiteti ka thënë për “Epokën e re” se secili deputet ka të drejtë ta paraqesë komentin e tij para Kushtetutës për seancës e 17 korrikut.
Prandaj, sipas tij, një gjë të tillë do ta bëjnë edhe deputetët e PDK-së për t’i sjell gjykatës dëshmi shtesë.