Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Gjilan janë shkarkuar tri komisionet komunale të aksionarëve dhe janë emëruar komisionet e reja
Bujar Nevzati shef i Grupit të Këshilltarëve Komunal të PDK-së ka paraqitur propozim vendimin për shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Aksionarëve në ndërmarrjet publike lokale, Tregu i Gjelbër, Stacioni i Autobusëve dhe Eko Higjienës.
PDK ka sqaruar se përmes këtij propozim vendimi, janë paraqitur 10 arsye për kërkesën lidhur me shkarkimin e të gjithë Anëtarëve të Komisioneve Komunale në tri Ndërmarrjet Publike Lokale, me arsyetimin se;
1. Nuk janë përmbushur detyrat dhe obligimet në bazë të përgjegjësive që kanë si përfaqësues të komunës së Gjilanit në këto Ndërmarrje Publike Lokale.
2. Nuk kanë zgjedhur bordet e përkohshme në këto ndërmarrje, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në Ligjin për Ndërmarrjet Publike.
3. Kanë shkelur dhe nuk kanë zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës, në konkursin për zgjedhjen e bordeve të reja në ndërmarrjet publike. Nuk është shpallur askund konkursi për anëtar të bordeve, ka qenë jo transparent dhe përjashtues për kandidatët të cilët kanë aplikuar.
4. Kanë dështuar në respektimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të bordeve. Nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore kandidatët e përzgjedhur për anëtar të bordeve publike, nuk i përkasin drejtimit profesional dhe nuk kanë përvojë 5 vjeçare në menaxhim ashtu siç e kërkon ligji për ndërmarrjet publike.
5. Ndërhyrjet e jashtëligjshme të asistentëve të kryetarit (H.R. dhe T.A.) në punën e komisioneve komunale të aksionarëve gjatë procesit të konkursit dhe zgjedhjes së anëtarëve të bordit në ndërmarrjen publike Tregu i Gjelbër.
6. Paaftësia për të sjellur në Kuvendin Komunal raportet vjetore të tri ndërmarrjeve publike lokale, sipas afatit të përcaktuar ligjor.
7. Mos reagimi i komisionit komunal të aksionarëve në Tregun e Gjelbër dhe lejimin e shkeljeve të rënda ligjore drejtëpërdrejtë nga ana e kryetarit të komunës Alban Hyseni për blerjen e kamionit prej 50 mijë euro në Gjermani, pa kurrfar procedure të prokurimit.
8. Shkarkimin në kundërshtim me procedurat ligjore të kryeshefit në ndërmarrjen publike lokale Stacioni i Autobusëve.
9. Dështimi në finalizimin e procesit të zgjedhjes së bordeve të reja.
10. Dështimi në procesin e konkursit për kryeshef në ndërmarrjen publike Stacioni i Autobusëve.
“Pra janë 10 arsye të mëdha për të shkarkuar këto komisione komunale të aksionarëve në Ndërmarrjet Publike Lokale.”, vlerëson PDK-ja e Gjilanit. /2LONLINE/
Andaj, me shumicën e anëtarëve të Kuvendit Komunal u votuan këto vendime. /2LONLINE/