DYLON

Azemi (AAK): Alban, dorëhiqu!

Azemi (AAK): Alban, dorëhiqu!
Avatar photo Redaksia

“Dorën n’zemër, dështim kam pritë, por degradim deri në këtë nivel, jo. Gjilani është keq, ama shumë keq. Jo që nuk lëvizë asgjë para, për më keq, gjithçka shkon mbrapa. Kryetari Alban Hyseni përveç vetes, me dorëheqje i bën mirë Gjilanit dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nëse s’ka diçka që e mban peng, ai duhet të dorëhiqet gjatë ditës sot, jo ta pres mbrëmjen”, ka thënë ka thënë, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.

Azemi ka thënë se Hyseni nuk udhëheq me Gjilanin, ai veç pagën e kryetarit e merr dhe rrin në zyre.

EkoHigjiena

Sipas tij, për Gjilan pyeten deputetët, ata që idenë se kanë pse janë deputetë, ndërsa përzihen në udhëheqjen e Komunës. Ata s’janë të aftë për kryetar lagjeje.

“Kryetari Hyseni nuk e ka guximin me i thënë dy fjalë për katrahurën e rrugëve në Gjilan. Më besoni, nuk guxon!  Mos e malltreto veten e neve, Alban, dorëhiqu”, thotë Ardian Azemi i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.