Riad Rashiti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan ka thënë se jemi tani në korrik 2024, në vitin e tretë të qeverisjes së Vetëvendosjes me komunën e Gjilanit, dhe se kjo verë do të jetë më e rënda për diasporën që së shpejti do të jenë në mesin tonë.
“Pushimet e tyre fatkeqësisht do ti kalojnë në kaosin e krijuar nga së paku 100 dështimet e qeverisjes së VV-së e cila nuk funksionon për asgjë, nuk punon askush, kryetari i komunës ka humbur gjurmët e ekzistencës së tij në teren për ndonjë projekt të përfunduar, paraqitjet e tij të fundit kanë qenë kur ka prezantuar 7 javë 7 projekte, të vizatuara (jo të hartuara sipas kritereve ligjore) por ato tani janë plotësisht të shuara”, ka thënë Rashiti.
I pari i PDK-së së Gjilanit tha se pas atyre 7 vizatimeve të projekteve, fatkeqësisht PDK po i numëron veçse 100 dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan.
Rashiti ka ofruar këtë listë me 100 dështime sipas tij, si më poshtë:
- Projekti i autostradës së Gjilanit
- Projekti i stadiumit të qytetit
- Projekti i varrezave të qytetit
- Projekti i objektit të administratës komunale
- Projekti i Zonës Ekonomike
- Projekti rrugës Adem Jashari
- Projekti i impiantit të ujërave të zeza
- Projekti i sheshit të qytetit
- Projekti rrugës Hamdi Kurteshi
- Plani Zhvillimor Komunal
- Projekti i fshatit të lumtur
- Projekti i sallës sporteve Zhegër
- Projekti i sallës sporteve Bashkim Selishta
- Projekti i urës te Badovci
- Projekti rrugës Gjilan-Bujanoc
- Projekti rrugës Gjilan-Kllokot
- Projekti rrugës Gjilan Bresalc
- Projekti rrugëve në brenda qytetit të Gjilanit
- Projekti i sallës sporteve Gjimnazin Shoqëror
- Projekti rrugës Malishevë-Vërbicë e Kmetocit
- Mos funksionimi i Kuvendit Komunal
- Mos funksionimi i Komiteteve Profesionale
- Mosfunksionimi i Këshillit të Ekspertëve
- Suficiti 28 milion euro nga buxheti i vitit 2023
- Mos bartja e buxhetit komunal prej 2.5 milion euro nga viti kaluar
- Projekti rrugës Dobërqan Pogragjë
- Projekti rrugës Miresh-Bukovik
- Projekti i rrugës për varrezat e reja të qytetit
- Projekti i finalizimit të lumit Mirusha
- Projekti menaxhimit të parkingjeve
- Projekti i organizimit të eskursioneve
- Projekti i sinjalizimit të rrugëve
- Mos realizimi i planeve rregulluese
- Mos realizimi i hartave zonale
- Mos shfrytëzimi i buxhetit te urbanizmi për hapjen e traseve për rrugët e reja
- Planifikimi i dështuar i buxhetit 2024
- Humbja e grantit të performancës
- Raporti negativ i Auditorit Kombëtar të Kosovës
- Raporti negativ i performancës për komunën e Gjilanit
- Raporti negativ i transparencës për komunën e Gjilanit
- Raporti negativ për shpenzimin e buxhetit komunal
- Raporti negativ për shpenzimin e buxhetit për investime kapitale
- Raportin negativ për tenderët e komunës
- Shkeljet e vazhdueshme të ligjeve nga vendimet e kryetarit të Gjilanit
- Punësimet e paligjshme sipas vlerësimit në raportin e auditorit, kontratat në vepër
- Blerja pa tender e paisjeve në vlerë mbi 100 mijë euro
- Mungesa e materialit higjienik në shkollat e Gjilanit
- Keqpërdorimet e subvencioneve për bizneset, nga familjarët e zyrtarëve të lartë të VV-së
- Shpenzimet e pakontrolluara për dreka zyrtare
- Mungesa e materialit higjienik në institucionet shëndetësore
- Shpenzimet e pakontrolluara për hotele dhe meditje jashtë vendit
- Punësimet e paligjshme në Arsim
- Dallavere në konkurset e shëndetësisë
- Mos shpallja e konkurseve në administratën komunale
- Humbja e buxhetit për paga, si pasojë e mos respektimit të ligjit të financave
- Mos rritja e pagave për punëtorët e NPL Tregut, të mirëmbjajtjes dhe sigurimit
- Mos rritja e pagave të zjarrfikësve dhe harmonizimi pagës mes punëtorëve
- Mungesa e mbikqyrjes së ekzekutimit të projekteve
- Mungesa e pranimit teknik të projekteve të finalizuara
- Mungesa e regjistrimit të projekteve në listën e pasurisë së komunës së Gjilanit
- Mosfunksionimi i sistemit të E-Pasurisë
- Mos respektimi i procedurave të tenderit, sipas raportit të auditorit
- Vonesat në vlerësimin e ofertave të tenderët, sipas raportit të auditorit
- Kurdisja e tenderëve për kompanitë e preferuara dhe të lidhura me pushtetin e VV-së
- Mos pagesa me kohë e faturave ndaj operatorëve ekonomik
- Rritja e shpenzimeve të kamatave si pasojë e vonesave të pagesave
- Rritja e shpenzimeve për përmbaruesit privat
- Mos mirëmbajtja e varrezave të qytetit
- Mos mirëmbajtja e sheshit të lumit Mirusha
- Mos mirëmbajtja e gjelbërimit në qytetin e Gjilanit
- Mos mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve
- Mos mirëmbajtja e shtatorëve të heronjëve
- Mos përkrahja e shoqatës së Handikos
- Mos funksionimi i qëndrimit ditor për fëmijët
- Pagesa e projekteve në kundërshtim me ligjin e buxhetit, sipas raportit të auditorit
- Mos inspektimin e pronave, të tatimit në pronë, sipas ligjit
- Mos respektimi i procedurave të pagesave sipas ligjit të financave publike
- Keqklasifikimi i shpenzimeve, sipas raportit të auditorit
- Mos përdorimi i programit të E-pasurisë, sipas raportit të auditorit
- Mos menaxhimi i kontratave përmes E-prokurimit, sipas raportit të auditorit
- Jo tranpsarenca në vendimet e kryetarit të Gjilanit, mospublikimi tyre sipas ligjit
- Gjobat e paguara nga komuna ndaj Agjensionit për Informacione dhe Privatësi
- Mos publikimi i raporteve në faqen zyrtare të komunës së Gjilanit
- Ndërtimet pa leje në qytetin e Gjilanit
- Mos rrënimi i objekteve pa leje
- Tejkalimi i lejeve ndërtimore
- Mos zbatimin e vendimeve për rrënimin e objekteve pa leje
- Mospublikimi i të punësuarve me kontratë në vepër
- Mos zbatimi i ligjit për emërimin e drejtorëve të shkollave
- Shkeljet ligjore për trasferimin e stafit arsimor
- Shkeljet ligjore për caktimin e zavendësimeve nga drejtoria e arsimit
- Mos pagesa e shpronësimeve sipas afatave ligjore, ndërsa buxheti shkon suficit
- Shkeljet e ligjit të financave publike, pagesa e projekteve të paplanifikuara në buxhet
- Mos ekzekutimi i projekteve sipas kontratave dhe planit dinamik
- Tejkalimi i projekteve dhe kontratave kornizë
- Dështimi i projektit të kampusit universitar
- Humbja e 280 mijë euro të projektit për shërbimet rezidenciale, nga buxheti i Kosovës për vitin 2023 përmes grantit specifik
- Projekti i Arkivit ndërkomunal, buxhet prej 1.3 milion euro (2023/2024)
- Mos pagesa e pagave për zyrtarët komunal që ishin të suspenduar për vite të tëra dhe ri-kthimi tyre në vendet e punës
- Mega dështimi në shpenzimin e buxhetit komunal edhe të vitit 2024, ku do të jenë mbi 20 milion euro suficit.
Kreu i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti tha tutje se në gjysmën e parë të këtij viti, po i paraqesin 100 dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan por se është e pabesueshme, por që janë edhe qindra projekte tjera dhe probleme të vogla që kjo qeverisje është e paaftë, e papunë, e padije dhe e pavullnetshme për ti shërbyer qytetarëve të cilët ia kanë dhënë besimin me udhëheq me komunën e Gjilanit.
“Dështimi ka emër e mbiemër, Vetëvendosje!”, ka thënë Riad Rashiti, kryetari i PDK-së, Dega në Gjilan. /2LONLINE/