Përgjegjësi i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje nga fshati Zhegoc, Naim Beqiri, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës(PDK). Arsyen e largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, Beqiri e ka treguar në letrën e tij publike, njofton PDK-ja e Gjilanit.
Më tej thuhet, se aktivistë të shumtë nga subjekti politik i Vetëvendosjes, po kthehen në PDK. Ata përgjithësisht tregojnë arsyetimet e ngjashme se në Vetëvendosje nuk kanë hapësirë për veprim, ka presion të vazhdueshëm të klaneve të ndryshme brenda Vetëvendosjes, të cilët e kanë ngulfatur këtë subjekt.
PDK mbetet e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre në fusha të caktuara në kuadër të partisë, thuhet në njoftim.