“Kryetari i degës së PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti, bashkë me nënkryetaren, Aurorë Osmani Buca, mirëpritën në takim miqësor, bashkatdhetarët tanë nga Franca, e aktivistët e shquar të PDK-së, Avni Bilalli kryetar i nëndegës së PDK-së në Lion, Iliri Azemi, kryetar i nëndegës në Clermont Ferrand, dhe Hazir Bunjaku në Strasburg, të shoqëruar nga aktivistët tjerë që jetojnë e veprojnë atje”, thuhet në njofitmi ne PDK-së.
Sipas drejtuesve të këtij subjekti, në këtë bashkëbisedim, si çdo herë tjetër u çmua lartë kontributi i pazëvendësueshëm i shqiptarëve jashtë vendit, të cilët angazhimin për shtetin tonë e kanë pasur e e kanë të përhershëm në çdo formë!
“PDK vazhdon të rritet e forcohet në çdo vend, falë angazhimit e përkushtimit të jashtëzakonshëm të aktivistëve shumëvjeçar, kuadrove të reja, e energjisë së pashteruar për të pasur një shoqëri e shtet të fortë e mirë të integruar”, thuhet në njoftimin e PDK-së për këtë vizitë të bashkatdhetarëve në selinë e tyre. /2LONLINE/