(2L ONLINE) – Lusim elektoratin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – në Gjilan që të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave nga ngjarjet e fundit . Ju rekomandojmë që të ruani qetësinë sepse PDK është mandatari dhe ligjet e Kosovës do të respektohen me përpikëri, Kështu ka thënë në emër të PDK-së, Sami Hoxha, koordinator I PDK-së, Dega në Gjilan.
“Ne jemi Lider dhe këtë e ka thënë Kosova më 8 qershor”, ka thenë Hoxha.
Sipas tij, të gjithë kanë nevojë me u gëzua ngapak. “Ne si PDK e kaluam testin e demokracisë në vend, dhe tani e gjitha ajo që dëmton demokracinë bie mbi kryetarët e partive tjera”, thotë Sami Hoxha, koordinator i PDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/