Arbëria edhe sot po e dëshmon se është bastion i Partisë Demokratike të Kosovës. – Kështu e ka filluar fjalën e saj, e inspiruar nga pjesmarrja masive e qytetarëve, kandidatja e PDK-së për deputete, znj. Leonora Morina – Bunjaku, për të vazhduar:
“Në fjalorin tonë nuk ka arrogancë, prandaj nuk po merremi me arrogantët, as tash e as nesër në Parlamentin e Kosovës. Platforma e “Fillimit të Ri”, përvec që është edukuese, ajo garanton prosperitet dhe bënë që qytetarët tanë të ndjehen të vlerësuar”, ka thënë ajo, duke kërkuar për dajle masive në zgjedhje dhe për të votuar PDK-në me koalicionin, liderin e partisë dhe kandidatët e PDK-së së Gjilanit.
Ndërkaq, z. Zenun Pajaziti, i entuzizmuar që gjendet në lagjen e tij dhe pranë njerëzve me të cilët është rritë dhe bashkë kanë rrugëtuar deri këtu, i ka falënderuar ata për mbështetjen në të gjitha periudhat.
“Jam I nderuar dhe krenar që jam pjesë e juaj dhe që gjendemi pikërisht këtu në këtë park të bukur – vepër e qeverisjes së kaluar komunale të PDK-së, e cila e vetmja që ka lënë gjurmë të ndërtimit dhe zbukurimit të qytetit, siç është edhe ky park. Ne, tri vite i dham mundësi partnerit qeverisës (LDK-së) për ta drejtuar vendin ashtu si duhet, por fatkeqësisht u desh t’I jëpnim fund pritjeve tona dhe të qytetarëve njëkohësisht, sepse ish kryeministri Isa Mustafa dhe LDK nuk kishin vision, guxim dhe as vendosmëri për të marr vedime të rëndësishme dhe të domosdoshme për vendin. Përcaktimi i Lagjjes “Arbëria”, saherë I ka dhënë drejtimin e duhur Kosovës. Prandaj, edhe tash, jam I sigurt në këtë përcaktim, në përcaktimin dhe vendosmërinë tuaj për alternativën e vetme – FillimiRi, dhe Liderit Kadri Veseli, I cili, bashkë me Ramush Haradinajn – kryeministër, është shpresa e vetme e këtij vendi. Të gjitha opcione tjera janë, kthim prapa dhe I bëjnë shumë dëmë Kosovës”, ka thënë në fjalën e tij z. Pajzaiti.
Ai në fund, kërkoi votën e secilit, të familjarëve, miqëve, etj, për Partinë Demokratike, bartësin e Listës së koalicionit – kryetarin Kadri Veseli, dhe së pari, natyrisht, për kandidatët e PDK-së së Gjilanit dhe atë të Vitisë, Skenderbe Habibin.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017