Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Zenun Pajaziti, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për kryetar komune, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në kuadër të aktiviteteve para fushatës, ka filluar vizitat derë më derë me të gjithë qytetarët e Gjilanit.
“Entuziazmi, mirëpo edhe kërkesat e shumta të qytetarëve për tu takuar me Kryetarin Pajaziti, janë indikator të qartë se fitorja e PDK-së dhe kandidatit të saj edhe pak ditë do të bëhet realitet”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Takime të tilla do të ketë shumë ditëve të ardhshme. Kryetari Pajaziti do të qëndrojë afër të gjithëve për t’i dëgjuar sugjerimet, kërkesat legjitime, mirëpo edhe shqetësimet e tyre.