Shkruan: Ardian Azemi
Në vend që të heshtin e të ndihen të turpëruar, PDK dhe LDK zjarr për goje nxjerrin tu e akuzua Albin Kurtin për marrëveshjen e djeshme në Bruksel.
Kjo marrëveshje nuk ka ardhë natyrshëm o loçkomana. Ju e keni nënshkruar këtë sikurse edhe shumë tjera marrëveshje që e kanë dëmtua Kosovën hiç më pak se kjo e djeshmja me Asociacionin brenda.
Pra, ju duhet ta ulni kokën e të turpëroheni!
A është e mirë marrëveshja?
Sigurisht që jo më e mira!
A ish ba ndryshe sot?
Assesi!
Kurti nuk duhet të akuzohet pse e ka pranu marrëveshjen me Asociacionin brenda saj, sepse nuk ish ba ndryshe ky muhabet.
Njëjtë sikur PDK e LDK që duhet të turpërohen për këtë marrëveshje, edhe Vetëvendosje duhet të ndihet fajtore për shkatërrimet që ia ka bërë Kosovës, për policët e lënduar, për qytetarët e plagosur, për jetët e humbura duke i kundërshtuar të gjitha marrëveshjet që sot po i pranon aq lehtë dhe si të mirëqena.
Elektorati, militantët trushpërlarë dhe analistët servilë, në vend që të thurin vargje lavdie për Kurtin, duhet t’i kërkojnë përgjegjësi për mashtrimet që ai ndër vite ua ka bërë atyre.
Po pse Ramush Haradinaj e ka përkrahur këtë marrëveshje?
A beson ai se kjo është e mirë?
Haradinaj jam thellësisht i bindur se nuk konsideron që kjo marrëveshje është e mirë, por më mirë s’ka pasur mundësi të ndodh.
Haradinaj jo kësaj here por gjithmonë ka qenë në anën e Kosovës. Asnjëherë nuk i ka interesuar fati i partisë ose i tij në politikë, gjë që të tjerët nuk e kanë bërë. Nuk e ka bërë as Kurti kur është dashtë të jetë krah Haradinajt për interesin e Kosovës, ku në vend të kësaj, ia numëronin ditët se sa do të ketë mundësi ta mbaj taksën 100%.
Pra, LDK e PDK t’iu vije pak turp për këto marrëveshje, ndërsa ju militantë e servilë, kërkoni përgjegjësi nga Kurti për atë çka ka ndodhur deri në ardhjen e tij në pushtet! /2LONLINE/