Kandidatja e PDK-së për kryetare të komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku dhe u.d. kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, kanë prezantuar tri kandidaturat e para që do të jenë pjesë e listës garues të këtij subjekti për asamble komunale, Hevzi Xhelilin Erza Rexhepin dhe Uran Demirin.
Në njoftimin e parë thuhet:
Hevzi Xhelili edhe këtë herë është pjesë e listës së PDK-së për Kuvendin Komunal, me përkrahjen e plotë të degës, kandidatës për kryetare të komunës znj.Leonora Bunjaku dhe ud.kryetarit të degës Riad Rashiti si dhe nëndegës së Përlepnicës dhe kryetarit të saj Qëndrim Ibrahimi.
Të bindur se Hevziu do të jetë edhe mandatin e ardhshëm katër vjeqar në Kuvendin e Komunës, bazuar në aktivitetin e tij politik dhe punën e angazhimin e tij në strukturat e partisë që nga themelimi i degës në Gjilan.
Ndërsa, në prezantimin e Erza Rexhepit si pjesë të listës për asamble komunale thuhet:
Erza Rexhepi i bashkohet listës së PDK-së për garën zgjedhore në Kuvendin Komunal të Gjilanit
Erza është arkitekte me profesion, pjesë e Rinisë Demokratike të degës, rrjedh nga një familje intelektuale, patriotike e respektuar nga qytetaret tanë.
Lagjeja e VIII do të përfaqësohet meritueshëm në Kuvendin Komunal me Erza Rexhepin.
Na priftë e mbara së bashku Erza.
PDK ka prezantuar edhe Uran Demirin si pjesë të listës garuese për asamble komunale:
Uran Demiri pjesë e listës garuese dhe fituese për asamble komunale
Urani është aktivist i përkushtuar i Partisë Demokratike të Kosovës, kryetar i nëndegës së l-rë të qytetit dhe anëtar i kryesisë degës.
Ai rrjedh prej një familje që ka kontribuar gjithmonë për vendin, si djalë i ri në moshë iu bashkua luftës çlirimtare të Kosovës.
Një kandidat si Urani është vlerë e shtuar e listës së PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit.