(2L ONLINE) – Këshilltarët Komunal të Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Gjilan, janë bërë kreativ edhe në kritikat e tyre drejtuar pozitës në Gjilan. Atyre nuk po u mungo as sensi i ironisë gjatë reagimeve dhe kjo shihet edhe në reagimit e fundit ku ata kërkojnë nga qeveria e re e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa, një pozitë për Lutfi Hazirin diku në ndonjë institucion qeveritar, në mënyrë që, sië thonë ata, të shpëtohen qytetarët e Gjilanit, nga e keqja e madhe si pasojë e keq qeverisjes së tij si kryetar komune, duke detyruar ikjen masive të qindra qytetarëve të Gjilanit nga Kosova.
Grupi i Këshilltarëve të Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, në Gjilan që përbëhet nga Sahit Abazi, Riad Rashiti, Izmi Zeka, Fatbardha Selmani, Bujar Nevzati, Shukrije Rapuca dhe Leonora Bunjaku, vlerësojnë se Lutfi Haziri shumicën absolute të kohës po e shpenzon duke u marrur me punët e partisë së LDK-së në Prishtinë, me negocimin për lidhjen e koalicionin PDK-LDK, e tani ende po vazhdon të merret me punët e qeverisë së re dhe i cili ka harruar krejtësisht detyrat dhe përgjegjësitë e drejtpërdrejta që i ka si kryetar komune, ndaj qytetarëve të Gjilanit.
E, sipas Riad Rashitit anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, qytetarëve tanimë i ka humbur durimi nga kjo gjendje e cila mund të quhet edhe e jashtëzakonshme në Gjilan. Mungesa e vazhdueshme e kryetarit të komunës në zyrën e tij të punës, ka bërë që asgjë të mos funksionojë normalisht në institucionet komunale.
Ai tha se shpërngulja e madhe e qytetarëve të Gjilanit po ndodhë edhe si pasojë e zhgënjimit të madh me qeverisjen komunale e drejtuar nga Lutfi Haziri, i cili në fushatën zgjedhore kishte bërë premtime jashtëzakonisht të shumta, duke krijuar besimin e madh (mashtrimin e bërë) tek qytetarët se ai do të bëjë mrekullia në qeverisjen e tij, ndërsa sot gjendja është bërë e papërballueshme për qindra familje të cilat kanë lëshuar Gjilanin dhe Kosovën për në vende të ndryshme të Evropës.
Rashiti në emër të këtij Grupimi opozitar thotë se sot në Gjilan nuk funksionojnë institucionet komunale, nuk respektohet rendi dhe ligji, ka rënie drastike të investimeve në komunë për 12 milion euro që ka ndikuar në zvogëlimin e vendeve të punës, ka keqpërdorime të mëdha me buxhetin komunal, ka rrezikim të shëndetit të qytetarëve dhe nxënësve nga uji i papijshëm nëpër shkolla, ka falimentime të shumë fabrikave prodhuese në Gjilan duke shuar qindra vende të punës, kemi kaos nga ndërtimet ilegale, ka falimentim të shumë klubeve sportive dhe këto ditë po falimentojnë edhe shumë familje Gjilanase duke lëshuar Kosovën, nga humbja e plotë e shpresës dhe besimit në përkrahjen dhe mbështetjen e institucioneve komunale,
“Andaj, ne i drejtohemi qeverisë së re, që për hir të 90 mijë qytetarëve ta shpëtojnë Gjilanin nga Lutfi Haziri, duke ia bërë një qare atij diku në ndonjë pozitë udhëheqëse në Prishtinë. Por vetëm me një kusht që ai edhe nga atje mos të merret aspak me punët e Gjilanit, sepse mund ta dëmtojë përsëri qytetin tonë sikurse me rastin e procesit të decentralizimit ku i është marr 1/3 e territorit të komunës. Prandaj, rreziku për qytetarët e Gjilanit është permanent nga ky kryetar komune, i cili mendjen, punën dhe gjumin e ka vetëm në Prishtinë. Dhe qytetarët e Gjilanit nuk kanë asnjë mbështetje dhe përkrahje institucionale as për gjërat elementare siç është uji dhe buka edhe pse publiku po manipulohet në vazhdimësi nga kryetar i komunës, përmes aktiviteteve fiktive humanitare’. thotë Rashiti në emër të këtij grupimi. /2L ONLINE/