“Në takimin e mbajtur sot, Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka vendosur për formimin e komisioneve të reja profesionale, me kuadro dhe ekspertë të fushave të ndryshme që i shërbejnë fuqizimit të degës dhe që do të jenë mbështetës të qeverisjes komunale, në veçanti për sektorët që udhëheqë PDK në Gjilan”, ka bërë me dije kryetar i kësaj dege, Riad Rashiti, transmeton 2LONLINE.com.
Ai tha se ky proces fillon tani, ndërsa planifikohet të përmbyllet deri në muajin qershor.
“Ftojmë të gjithë kuadrot profesionale të Gjilanit që të na bashkohen dhe të jenë pjesë e kontributit të tyre profesional në vendimarrjen politike, për qytetin tonë“, ka thënë Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/