/2L ONLINE/ – Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK) në Gjilan së bashku me kryetarin e degës Zenun Pajaziti, me rastin e Ditës së solidaritetit takuan disa nga veteranet e arsimit. Në këtë takim me veteranë u fokusua mbështetja e Gruas Demokratike për vullnetin dhe gatishmërinë e kësaj kategorie që ende të kontribuojnë për shoqërinë dhe sidomos mirënjohja për punën e tyre jetësore në arsimimin e gjeneratave.
“Përmes një takimi sikur ky sot ju shprehim juve dhe përmes jush te gjithë veteranëve solidaritetin tonë. PDK përherë ka shprehur respektin për ju si njerëz me përvojë dhe me ide brilante edhe për të sotmen. Përherë kemi bërë përpjekje të bashkëpunojmë me veteranët, në marrjen e përvojave dhe ideve si kategori shumë kontributdhënëse për shoqërinë në përgjithësi, Ne jemi të përgjegjshëm dhe i dimë obligimet tona se kjo kategori e shoqërisë sonë meriton të trajtohet dinjitetshëm. Mesazhet tuaja janë të pazëvendësueshme për faktin se kuadrot si ju janë bazë e shtetësisë sonë”, ka deklaruar me këtë rast kryetari i Degës Zenun Pajaziti
Veteranët e Arsimit Safete Rexhepi, Ismete Veseli dhe Makfire Osmani – Uzurnaliq u shprehën të kënaqura për respektin që iu është bërë nga Gruaja Demokratike e Kosovës (GDK), dhe në veçanti nga kryetari i Degës së PDK-së Zenun Pajaziti
“Jemi këmbëngulës që të mos zmbrapsemi në dhënien e kontributit tonë si veteranë dhe si kontributëdhënës në shoqërinë tonë. Kemi formuar Asociacionin e grave pensioniste për të vazhduar me idetë, angazhimin dhe përvojën tonë, por fatkeqësisht institucionet komunale nuk na kanë përfillur”është shprehur Makfire Osmani, për të shtuar tutje se presin mbështetje më të madhe nga institucionet dhe shoqëria.
“Prandaj sot po ndjehemi jashtëzakonisht mirë e me relevancë që ju si udhëheqësi e PDK-së shprehni konsideratën dhe çmoni vlerat dhe kontributin tonë”, ka deklaruar Osmani. /2L ONLINE/