DYLON

Michael Schumacher fillon të lëviz?

Avatar photo Redaksia

Revista gjermane ”Bunte” ka publikuar një lajm se ish-garuesi i Formula uno, Michele Schumacher, me ndihmën e terapistit të tij, mund të heq disa hapa dhe të ngri krahun lartë. Por lajmin e përgënjeshtruar menaxhmenti i tij, duke thënë se ky është një spekulim i papërgjegjshëm.

Legjenda garuese e formula uno, Micheal Schumacher, me ndihmën e kujdestarës së saj, është në gjendje për të lëvizur krahin dhe bërë të bërë hecje të shkurtë.

EkoHigjiena

Lajmin e ka bërë të ditur revista gjerman Bunte dhe pse është kontestuar nga menagjuesit e drejtuesit të legjendës së Formula uno.

Një burim i paidentifikuar i ka thënë revistës se: “Michael është shumë i hollë, por ai përsëri mund të ecën pak me ndihmën e terapistit të tij”.

“Ai arrin të bëjë disa hapa dhe gjithashtu mund të ngrejë një krah lartë”.

Por, menaxhmenti i tij ka mohuar këtë lajm të publikuar në prag të përvjetorit të dytë të aksidentit të tij shkatërruese skijues, deri gjendej me familjen e tij në Alpet franceze.

Menaxherja e tij afatgjatë Sabine Kehm pas publikimit të titullit “Ai mund të lëvizë përsëri”, në faqen e parë të revistës Bunte, ka thënë se “Për fat të keq ne jemi të detyruar të qartësojmë se raporti i fundit për shtyp se Michael do të mund të lëvizë përsëri nuk është i vërtetë”.

“Një spekulim i tillë është i papërgjegjshëm, sepse duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve të tij, jetën e tij private është shumë e rëndësishme për Michael. Por, për fat të keq ata japin shpresa të rreme për të shumë njerëzve të përfshirë”./Bota sot/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.