Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Gjilan, ka mirëpritur qindra aderime vitin e kaluar, e edhe ky vit s’ka se si të jetë ndryshe, e s’mund të fillonte ndryshe. PDK-së në Gjilan, nga sot i bashkohet z. Arlind Vokshi”, thuhet në njofitmin e këtij subjekti politik.
Më tej thuhet se, përvoja e konsiderueshme politike e tij, duke qenë sekretar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Gjilan, e poashtu edhe kryetar i rinisë së Aleancës, janë vlerë e shtuar e vizionit tonë për qytetin.
“E kur bëhen bashkë profesioni prej politikologu dhe përvoja në praktikë, padyshim që platformës së PDK-së i jep finesat e saj. Bashkë me Arlindin e shumë të rinj të tjerë të Gjilanit, PDK do të fuqizohet, e me punë dhe përkushtim do të mbesim alternativa më e besueshme.Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Degës së PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/