Partia Demokratike në Bujanoc përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin lidhur me diskutimet që po bëhën rreth emërtimeve dhe shesheve në Bujanoc dhe njëkohësisht po angazghohet që kjo problematikë të zgjidhet në interesin e shqiptarëve të kësaj komune.
“PD mbështet rrugën institucionale për zgjidhjen e kësaj problematike dhe kuvendi komunal i Bujanocit ka themeluar edhe komisionin përkatës që do të merret me këtë problematikë dhe se emërtimet e rrugëve dhe shesheve do të jetë konform kërkesave dhe nevoja të shqiptarëve të kësaj komune”, thuhet në komunikatën e partisë demokratike në Bujanoc, transmeton Titulli.
Kjo parti i bënë thirrje edhe subjekteve tjera politike shqiptare në Bujanoc që këtë çështje ta zgjidhim me një koordinim të përbashkët dhe se duke përdorur fjalorin folklorik shqiptarët nuk do të përfitonin asgjë dhe rrugët dhe sheshet do të vazhdonin të mbanin emra sllav.
Partia Demokratike konsideron se është nismëtare e iniciativës që nga viti 2011, përmes grupit të këshilltarëve të saj në përbërjen e atëhershme të kuvendit komunal, edhe tash si bartëse e pushtetit do të bëjë maksimumin që Bujanoci të identifikohet me emra të së kaluarës historike të lavdishme.
Partia Demokratike, e cila është edhe bartëse kryesore e qeverisjes lokale në Bujanoc mendon se çdo bashkëpunim i sinqertë përmes komisionit përkatës do të shpie tek një zgjidhje adekuate të këtij problemi, kurse përplasjet qëllimkëqija të nxitura nga individë të caktuar përbrenda ndonjë subjekti politik do të rezultojnë me dështimin e kësaj iniciative