Kandidatja për asamblenë komunale nga subjekti politik Partia e Drejtësisë takoi gratë e Gjilanit, dhe diskutuan për shumë çështje, me theks të veçantë për numrin e nxënësve në rënie në shkolla.
Ato kërkuan nga Mrika Krasniqi Shala, që mandatin e ardhshëm në asamblenë komunale të diskutohen modalitete dhe të gjinden alternativa për ndihmë familjeve në formim e sipër, dhe t’u ofrohen mundësi dhe përparësi në disa fusha të specifikuara për punësimin e njërit nga prindërit që janë në fazën e parë të rritjes si familje.
Mrika Krasniqi Shala, premtoi se nëse merr mandatin do të bëj të pamundurën për t’a vënë në diskutim dhe miratim projektin e përbashkët për ndihmë në mënyra të ndryshme familjeve të reja që janë në formim e sipër, duke u dhënë mundësi më të shumta, si në aspektin e përgatitjes profesionale, të përparësisë në disa dikastere duke u dhënë përparësi punësimi, në mbështetje financiare me rastin e lindjeve të reja, dhe një trajtim sa më dinjitoz karshi probleme që një qift ka gjatë fillimit të ndërtimit të familjes dhe që janë të papunë.
Edhe Kryetari i degës së PD-së, Skender Berisha mbështet idetë dhe propozimet që vijnë nga gratë e qytetit të Gjilanit, dhe nga vetë kandidatja Mrika Krasniqi Shala, duke e specifikuar se edhe në programin e PD-së, gruaja dhe familja konsiderohen të shenjta dhe themele të saja, ashtu siq është edhe themel i shoqërisë në përgjithësi.
Berisha kërkon mbështetje për idetë dhe zbatueshmërinë e tyre, prandaj kërkon të mbështetet kandidatja dhe subjekti Partia e Drejtësisë.
Voto#142
Partia e Drejtësisë, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/