/2L ONLINE/ – Reagime e kundër reagime të atyre që pretendojmë se e drejta është në anën e tyre, kur është në pyetje legjitimiteti i krerëve të Partisë së Drejtësisë, qoftë në nivelin qendror, qoftë edhe në atë lokal që ka të bëjë me Degën në Gjilan.
Kur jemi te Gjilani, fillimisht ishte informacioni se tre anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit, formuan Grupin G3, e ku në mesin e tyre është edhe Selvete Shurdhani anëtare e Kuvendit dhe që sipas saj, është kryetare legjitime e Degës së PD-së në Gjilan. (pala që njeh Sylejman Çerkezin për kryetar partie).
Shih shkrimin: Formohet Grupi G3
Më pas, erdhi reagimi i Degës së PD-së, që për kryetar dege njohin Skender Berishën (pala që njeh Ferid Aganin për kryetar partie), sipas të cilit reagim, Selvete Shurdhani, ish kryetare e PD-dega në Gjilan, që nga data 03.11.2016 nuk përfaqëson më PD-në, Dega në Gjilan dhe rrjedhimisht PD nuk është pjesë e G3-shit
Lexo edhe: “Shurdhani nuk përfaqëson PD-në, si rrjedhojë nuk jemi pjesë e G3-shit”
Këto deklarata se Shurdhani nuk përfaqëson më PD-në, nxitën reagimin e palës tjetër që e botuam e që erdhi nga Fidan Mustafa, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, sipas të cilit, Kryetarja e vetme legjitime e PD-së në Gjilan është Selvete Shurdhani dhe se kushdo tjetër që thirret në emër të PD-së, janë thirrje të pabaza dhe të panjohura nga organet e brendshme të PD-së, Këshillit Drejtues dhe KQZ-ja.
Lexo edhe: Kryetarja e vetme legjitime në Gjilan është Selvete Shurdhani
Tani sërish kemi reagimin nga pala tjetër, një reagim i lëshuar në emër të Zyrës për Informim të Partisë së Drejtësisë e ku ndër tjerash thuhet se KQZ njeh për kryetar të PD-së Ferid Aganin dhe se Selvete Shurdhani nuk është kryetare degës në Gjilan, ajo është shkarkuar, sikurse që Fidan Mustafa është pezulluar nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Drejtësisë.
Ja reagimi i plotë i lëshuar në emër të Zyrës për Informim të Partisë së Drejtësisë.
KQZ njeh për kryetar të PD-së dr. Ferid Aganin
“Partia e Drejtësisë përgënjeshtron lajmin se znj. Selvete Shurdhani është kryetare degës së PD-së në Gjilan. Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të degës të mbajtur me datë 03.11.2016, anëtarët e Kuvendit shkarkuan kryetaren Selvete Shurdhani dhe kryesinë, dhe më pas zgjodhën kryesinë e re dhe kryetarin e ri Mr. Skendër Berisha. Punimet e këtij Kuvendi u zhvilluan konform statutit të partisë.
Sa i përket Fidan Mustafës, në mbledhjet e kryesisë të mbajtura me datë 22 dhe 24.08.2016, u nxor vendimi për pezullimin nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Drejtësisë.
Partia e Drejtësisë njofton të gjithë anëtarët dhe opinioni e gjerë se Komisioni Qendror Zgjedhor, njeh vetëm Ferid Aganin kryetar legjitim të Partisë së Drejtësisë.”
Zyra për Informim
Partia e Drejtësisë