Pauzë intelektuale!
Xhelil ARIFI
Shqisat lëshojnë perden letargjike
Akti i perceptimit vizuel
Sapo përfundoi
Ndjenjat që koten
Nuk përçojnë ndjesi
Nuk të intereson më
As piktura që shtiret si Mona Liza
E lëre ma Kiçi origjinal
Epo ka një moment pushimi
relaks të thellë intelektual
I cili nuk trandet
As nga akti akuarel
I muzave pellazgjike!