Patatja, e cilësuar edhe si “mbretëresha” e bimëve barishtore është një aleate e fuqishme për shëndetin tonë. Përmban potasium, vitaminë C, karbohidrate, shumë e mirë për të neutralizuar diabetin, ndihmuar kockat dhe hidratuar lëkurën.
Patatet rezultojnë të pasura me vitaminë C, përmes së cilës organizmi jonë bën të mundur riparimin e dëmeve të shkaktuara nga radikalet e lira. Prania e potasiumit i bën ato shumë të vlefshme në luftën kundër hipertensionit.
Ndihmojnë jashtëzakonisht aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të ulcerave të stomakut dhe kolitit. Patatet janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, tejet të këshillueshme për kë vuan nga diabeti.
Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet bëjnë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.