Mushkërit janë organi i parë serioz që takohet me ajrin e ndotur të ambientit të jashtëm, pasi ajri i marrë nuk filtrohet nga rrugët e frymëmarrjes.
Sipas ekspertëve këto janë disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të pastroni mushkëritë.
Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Lëngu i limonit besohet se është shumë i pasur me antioksidantë dhe acid folik.
Karrota po ashtu, ajo është e pasur me beta karoten dhe vitaminat A, K, C dhe B. Studimet kanë konfirmuar se disa karrota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.
Xhenxhefili është një aleat kundër sëmundjeve të këqija. Ai lehtëson eliminimin e sekrecioneve bllokuese të mushkërive.
Ushqimet e pasura me antioksidantë si: spinaqi, frutat e pyllit, brokoli, peshku dhe rrushi janë ushqime të pasura me antioksidantë që forcojnë imunitetin, kapacitetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.