Me qëllim të parandalimit të vërshimeve, Drejtoria për Mbrojtje e Shpëtim e Komunës së Gjilanit, po vazhdon me pastrimin e shtretërve të lumenjve.
Bejtullah Osmani, drejtor për Mbrojtje e Shpëtim, tha se pas pastrimit, thellimit dhe zgjerimit të shtratit të lumit në tërë gjatësinë e tij nga hyrja deri në dalje të fshatit Malishevë, tashmë kanë vazhduar me trajtimin e shtratit të përroit të fshatit Kosaqë dhe Kmetoc.
“Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet, bazuar në objektivat dhe planin e punës së DMSH-së”, tha Osmani. /2LONLINE/