Pas reshjeve të borës, sot janë pastruar dhe hapur të gjitha rrugët kryesore në komunën e Kamenicës.
Pastrimi i rrugëve është bërë nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
“Qëndroni në shtëpi, ndërsa rrugët e pastruara e të hapura mundohuni t’i shfrytëzoni për raste urgjente”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Komunës së Kamenicës.