Sot për herë të dytë është bërë pastrimi i rrugëve në fshatin Topanicë të Kamenicës.
Dezinfektimet dhe pastrimet e hapësirave publike, janë duke u bërë si pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj COVID-19.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se komuna është e përkushtuar në parandalimin e COVID-19 dhe do të vazhdoj edhe më tutje.
“Ekipet në terren janë duke i pastruar rrugët në Topanicë. Ne jemi të përkushtuar në parandalimin e virusit COVID-19, por normalisht që pjesa kryesore ju takon juve”, shtoi mes tjerash Kastrati.